Zjarri në bodrumin e Spitalit Rajonal të Shkodrës, policia: Dyshohet se…
29/05/2024 21:13
Bodrumi i Spitalit Rajonal të Shkodrës është përfshirë pasditen e sotme nga flakët.
Policia njofton se në një dhomë në bodrumin spitalit ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale.
Situata krijoi panik tek pacientët, ndërkohë që kanë shpëtuar depot e farmacive.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.
Në vitet e fundit, të shumta kanë qenë zjarret në këtë institucion shëndetësor.
Top Channel