Megaoperacion antikanabis në Shkodër, asgjësohen 10 mijë bimë të mbjella në fshatra. U angazhuan 170 policë dhe 6 dronë, pamje nga aksioni

29/05/2024 11:23

Një megaoperacion kanabisi është zhvilluar në qarkun e Shkodrës, ku u asgjësuan mbi 10 mijë bimë. 

Nga 10 536 bimë dhe 728 fidanë cannabisi, në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën dhe u asgjësuan 6600 bimë narkotike të mbjellura në tokë. Në njësinë administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 3528 bimë cannabisi të mbjella në tokë dhe 728 kubikë me fidanë narkotikë (ende të pambjellur në tokë). Në Vaun e Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 408 bimë cannabisi të mbjellura në tokë.

Në këtë fazë të megaoperacionit u përfshinë Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, Komisariati i Policisë Vau i Dejës dhe 2 njësi të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, ndërsa për kontrollet e territorit u angazhuan 30 grupe kontrolli (gjithsej 170 punonjës policie) dhe 6 dronë të cilësisë të lartë.

Grupet hetimore, gjatë këqyrjes së vendngjarjeve, kanë gjetur prova materiale dhe gjurmë që do të çojnë në identifikimin e autorëve të kultivimit dhe financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA