“Grupet kriminale eliminime me dronë”/ Gazetarja tregon raste se si ‘kokat’ bashkëpunonin për të vrarë kundërshtarin, “Ta ftoj në shtëpi dhe ta ekzekutoj”

29/05/2024 10:15

Në dosjen “Metamorfoza 2”, për të cilën u lëshuan 50 urdhër-arreste, u zbuluan skenarë të ndryshme se si grupet kriminale organizoheshin për të kryer vrasje.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në një lidhje live me “Breaking” tregon se si kët grupe bëheshin bashkë për të vrarë një kundërshtar të përbashkët, nga forma deri te më të sofistukuarat si eliminime me dronë.

“Nga “Metamorfoza 2” u vu re se si grupet kriminale forcojnë aleancat e tyre kur bëhet fjalë për atë që ata e konsideronin “vrasje me shkëmbim personash” dhe secili prej tyre në mënyrë që të mos identifikohet, përpiqet që të eliminojë personin tjetër, që të mos rrezikojë jetën e vet. Kjo u bë e qartë nga Metamorfoza numër dy, ku komunikimet u treguan skenarë të çdo fantazie të mundshme, por edhe mungesën e humanizmit, por edhe formën agresive se si funksionojnë këto grupe”, tha Hoxha.

Në një raste, tregon gazetarja, një nga të përfshirët në dosje, thur plane për ta vrarë kundërshtarin e aleatit në shtëpinë e tij.

“Aq sa njëri prej tyre thotë se është gati ta ftojë kundërshtarin e aleatit të tij në shtëpi për ta eliminuar Kemi parë qindra përgjime, ku secili nga anëtarët është i vendosur për të eliminuar hasmin e tij, nga format më të ndryshme. “Metamorfoza” ekspozoi edhe njëherë formën se si funksionojnë grupet kriminale dhe se si bashkëpunojnë si një i vetëm, për të vrarë kundërshtarin e përbashkët”, tregon ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA