Aksident në Lushnjë! Motori përplas këmbësoren në vijat e bardha, përfundojnë të dy në spital
28/05/2024 19:46
Një aksident rrugor është shënuar në Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Drejtuesi i një motori, që përdorej për shpërndarjen e picave, ka aksidentuar këmbësoren në vijat e bardha.
Ajo ka mbetur e lënduar, ndërkohë që edhe drejtuesi ka pësuar dëmtime.
Të dy janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se kohët e fundit është shtuar numri i aksidenteve ku përfshihen shpërndarësit e picave.
Një nga arsyet është që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore.
Top Channel