Fermerët e midhjeve në Taivan ruajnë traditën shekullore, përballë të provokimeve të Kinës (fotot)

27/05/2024 19:26

Në një ishull që ndahet me Kinën vetëm nga një rrip i ngushtë deti, fermeri midhjeve Li Kai-chen mbledh molusqet në tokën e njohur dikur për betejat e kontrollit.

Megjithëse 66-vjecari punon për të mbajtur të gjallë traditën e Kinmen, ishulli që administrohet nga Taivani është tashmë në mesin e përplasjeve dhe provokimeve kineze.

“Këto shtretër shekullorë midhjesh jo vetëm që japin ushqim, por përfaqësojnë gjithashtu një traditë, kulturë e histori”, thotë fermeri nga fshati Guningtou, teksa shton se zhvillimi ndërtimor i bregdetit në Kinë ka dëmtuar fermat e midhjeve.

Fermerët e midhjeve këtu thotë se janë mësuar me shfaqjet e forcës nga ushtria e Kinës prandaj fokusohen vetëm në mbledhjen e molusqeve të tyre të shijshme.

“Më shumë problem kemi me baticat sesa me Kinën. Nuk ka probleme në Kinmen,” shton një grua e quajtur Li, e cila refuzoi të jepte emrin e plotë për AFP.

Ferma e vjetër të midhjeve është vetëm pesë km larg bregut kinez me ndërtesat të larta të qytetit Xiamen.

Li Kai-chen i kultivon ato në blloqe graniti që janë sjellë nga Kina më shumë se 400 vjet më parë, ne te cilat rriten midhjet.

Ai përdor një metal për të zhveshur gurin nga midhjet dhe më pas i mbledh ato një shportë teli.

Li ankohet se mënyra tradicionale e kultivimit është në rrezik pasi “të rinjtë nuk duan të punojnë në këtë zanat”.

Ai më pas përdor një pellg me ujë deti për të pastruar guaskat, të cilat janë më të vogla se ato që prodhohen në fermat industriale të midhjeve në Kinë.

Por midhjet e Kinmen dallohen nga shija butë dhe e freskët që vjen prej ekspozimit ndaj erës dhe diellit kur batica është e ulët në gurët e granitit.

Ushqimi përdoret shpesh në omëleta me salcë, që është nga pjatat tradicionale më të kërkuara nga turistët në Kinmen.

Por teksa vetëm me fermerët e moshuar të mbetur në plazh, jo të gjitha molusqet mblidhen në kohë.

Li thotë se pret kryesisht turistë nga toka kryesore e Taivanit, të cilëve u mëson si të mbledhin e të qërojnë midhjet.

“Shpresoj të ketë edhe më shumë turistë kinezë që të kemi punë, dhe jeta jonë do të përmirësohej”, thotë Li, ndërsa me pas kujton betejat me Kinën kur erdhën në pushet komunistët në 1949-1958.

“Shumë njerëz uasokohe  detyruan të largohen për të mbijetuar dhe fermat e midhjeve u braktisën për disa kohë. Ne u kthyen pas luftës, pastruam fermën dhe e rinisëm”.

“Shpresoj që ferma e midhjeve të kthehet nga një industri tradicionale në një atraksion turistik, sepse përfaqëson një kulturë e një histori”, thotë ai për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
4/10
Fermerët e midhjeve këtu thotë se janë mësuar me shfaqjet e forcës nga ushtria e Kinës prandaj fokusohen vetëm në mbledhjen e molusqeve të tyre të shijshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA