U gjet pa jetë në banesën e tij në Golem, rusi zgjodhi “t’i mbyllë sytë” në Shqipëri. Ishte i sëmurë me…

26/05/2024 11:32

66-vjeçari rus, që u gjet pa jetë, natën e kaluar, brenda apartamentit të tij në Golem, dyshohet se vdiq për shkaqe shëndetësore.

Nga verifikimet e para të grupit hetimor, ai ishte një pensionist rus që rezultonte dhe i sëmurë me tumor malinj në mëlçi. Vitet e fundit kishte zgjedhur t’i jetonte mes Rusisë dhe Shqipërisë, vendit plot diell ku mbylli dhe sytë. TCH mëson se shtetasi rus kishte leje qëndrimi në vendin tonë. Ai kishte blerë dhe një apartament në Golem, aty ku u gjet pa jetë natën e kaluar.

Rreth orës 22:00 të së shtunës, policia e Kavajës pasi u njoftua se 66-vjeçari rus, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në plazhin e Golemit, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon, shkoi të verifikonte në adresën e dhënë. Pasi askush nuk iu përgjigj trokitjeve, dera e banesës u hap me forcë, por shtetasi rus u gjet pa shenja jete.

Njoftimi në polici u bë nga një i njohur i shtetasit rus, që ishte kontaktuar dhe nga një e afërme e tij e cila prej 10 ditësh nuk kishte mundur të lidhej me të në telefon.

Hetimet për dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit vazhdojnë, ndërsa pritet që shkaku i vdekjes të përcaktohet zyrtarisht pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA