Furgoni me kokainë në portin e Durrësit, sekuestrohet shumë e lartë parash! Çfarë gjeti tjetër policia

25/05/2024 09:50

Policia ka njoftuar se përpos pakove me kokainë të gjetura të fshehura në një furgon në portin e Durrësit, janë gjetur edhe gjëra të tjera.

7 pakot kishin 7 kilogramë e 300 gramë kokainë, tashmë të sekuestruara.

Gjithashtu u sekuestruan 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.

“Gjenden të fshehura në një furgon dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë. Vihen në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i fugonit ku u gjet lënda narkotike.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, shoferi i furgonit;

-M. Ç., 39 vjeç, banues në Tiranë, pronari i furgonit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga”, njoftuan autoritetet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Kokainë në portin e Durrësit! Ishte fshehur në një furgon me targa angleze, ndalohen dy persona (Emrat+Fotot)

Top Channel