Cili është ishulli i qetë britanik i njohur për bukuritë natyrore, dikur ishte vendi i masakrave naziste që nuk u gjykuan kurrë (Fotot)

25/05/2024 16:03

Alderney, një ishull i qetë anglez në ngushticën me Francën, njihet për bukuritë e tij natyrore, por dikur aty ka qenë kampi i vetëm nazist në tokën britanike ku kanë vuajtur dënimet mijëra të burgosur.

Një hetimi ri i panelit të çështjeve të holokaustit, drejtuar nga Eric Pickles, kërkonte të përcaktonte numrin e saktë të të burgosurve dhe punonjësve në Alderney, si dhe për t’i dhënë fund spekulimeve dhe dezinformacionit që përhapen mbi ishullin.

Shifrat e publikuara të zbulimeve tregonin se numri vdekjeve aty ishte shumë më i lartë sesa ishin dokumentuar fillimisht pas çlirimit.

Hetimet zbuluan gjithashtu se nga autorët nazistë të krimeve, shumë nuk kanë dalë para drejtësisë në Britani.

Ishulli i gjatë 4.5 km u pushtua nga nazistët gjatë Luftës II Botërore, të cilët ndërtuan aty tre kampe pune të detyruar dhe një kamp përqendrimi.

Tashmë tetë dekada më vonë, gjurmët e pushtimit nazist janë ende të dukshme në ishullin piktoresk, duke përfshirë bunkerët, muret anti-tank dhe tunelet famëkeqe të Water Lane ku pushtuesit mbanin armët, municionet, e karburantin.

Alderney ka një popullatë prej rreth 2,000 banorësh, të cilët mblidhen çdo vit për të kujtuar viktimat e luftës në ishull, edhe pse numri saktë i viktimave nuk ishte llogaritur deri tani.

Gjatë pushtimit nazist ishulli i Alderney u zbraz nga rezidentët, prandaj nuk ka të dhëna të plota arkivash për kohën e luftës, shkruan rrjeti CNN.

Pickles thotë se mungesa e të dhënave ka bërë që spekulime të ndryshme të bëhen për numrin e viktimave të ishullit.

“Ka pasur vetëm dëshmi të dorës së tretë apo të katërt, por pa prova konkrete. Por ajo që ndodhi në Alderney ishte brutale dhe nuk ka nevojë të zbukurohet”, shton studiuesi.

Spekulime nga palë të ndryshme janë bërë për numrin e viktimave dhe banorëve të larguar të ishullit Alderney por paneli hetues llogarit se 1,134 banorë janë larguar me forcë prej tij nga të cilët  641 kanë vdekur.

Ndërsa numri punëtorëve dhe të burgosurve të sjellë në ishull nga gjermanët arrinte në 7,608 deri në 7,812, thanë studiuesit.

Punëtorët mbaheshin në kushte të rënda dhe detyroheshin të punonin orët gjata dhe në kushte të rrezikshme.

Hetimet zbuluan se nuk kishte prova për të thënë se vendi ishte kthyer në një kamp shfarosjeje, siç kishin pretenduar disa grupe, pasi nuk kryheshin ekzekutime por vdekje nga kushtet e rënda të punës e jetesës.

“Të burgosurit trajtoheshin shumë keq, por në ishull nuk kishte një qendër shfarosjeje”, tha Pickles, duke shtuar se nuk kishte asgjë të përbashkët me kampin e Auschwitz apo të tjera kampe vdekjeje në Evropën Lindore.”

Një tjetër hetim zbuloi se mungesa e dënimeve për krimet e kryera në Alderney, erdhi pas vendimit britanik për t’ia lënë gjykimin në dorë aleatëve sovjetikë, pasi shumica e viktimave ishin qytetarë sovjetikë.

Studimi kryer nga Anthony Glees, këshilltari i Pickles, zbuloi se kishte apsur shumë mbulime të krimeve nga qeveria e atëhershme britanike, e cila ia kishte dorëzuar dosjet sovjetikëve, sipas komisionit të Konventës së Luftës të OKB, më 12 shtator 1945, shkruan rrjeti CNN.

Kështu që shumica e autorëve që kishin torturuar ose në disa raste vrarë viktimat, i kishin shpëtuar gjykimit.

“Duket e çuditshem që Britania refuzonte të gjykonte nazistë që kishin kryer krime të tmerrshme në tokën britanike, por ata vetëm sa i kaluan provat te zyrtarët e BRSS edhe pse këta të fundit nuk i kishin kërkuar”, tha studiuesi.

Sipas Glee, mungesa e gjyqeve për kriminelët e Alderney do të thotë se familjarët e viktimave nuk morën drejtësi.

Ndërsa Pickles shtoi se mungesa e gjykimit të autorëve në Britani ka mbetur “një njollë në qeveritë e mëpasshme të vendit”. /CNN/

FOTO GALERI
1/3
Mure te dyshuara se perdoreshin per ekzekutime

Top Channel