U hoqi licencën dy kompanive për mikrokreditë, Banka e Shqipërisë njoftim zyrtar për klientët: Nëse keni ankesa…

24/05/2024 19:37

Banka e Shqipërisë, pasi ka revokuar këtë të enjte licencën për dy subjekte financiare jo banka, pas publikimit të skemës së vjedhjes së mikrokredive, ka nxjerrë një njoftim për klientët.

Klientët që kanë ankesa apo kërkesa specifike për kreditë e tyre në këto institucione, mund t’i drejtohen Bankës së Shqipërisë te e-maili publik. Nuk ka ende një vendim se çfarë do të bëhet me portofolin e këtyre kredive, ku për momentin trajtohen vetëm ankesat.

Njoftimi i Bankës së Shqipërisë

Me revokimin e licencës së këtyre dy SFJB-ve më datë 23.5.2024, Banka e Shqipërisë ka alokuar tashmë punonjësit e saj pranë ambienteve të këtyre subjekteve. Në rast se klientët kanë ankesa apo kërkesa specifike lidhur me detyrimet ndaj këtyre dy subjekteve, apo për mënyrën si do të operohet më tej, mund t’i depozitojnë ato me shkrim pranë punonjësve të Bankës së Shqipërisë në vend, ose drejtpërdrejt në Bankën e Shqipërisë nëpërmjet adresës [email protected] dhe këto ankesa/kërkesa do të shqyrtohen dhe do të adresohen në çdo rast. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po kryen verifikimet e nevojshme dhe sapo të saktësohen detajet përkatëse do të kryejë të gjitha komunikimet e duhura, siç është theksuar edhe në njoftimin për shtyp që kemi publikuar në datën 23.5.2024.

Top Channel