Mandati i Berishës drejt djegies pas arrestit në shtëpi, paralajmërimi i Argita Malltezit: Mund ta përshkallëzoj vendimmarrjen nëse…

24/05/2024 13:06

Sali Berisha po lëviz të gjithë gurët që të  rikthehet ne sallën e Parlamentit para  21 qershorit, ditë kur shënohen 6 muaj mungesë, duke i hapur rrugë interpretimeve ligjore mbi mandatin e tij,  por Gjykata e  Lartë e la në shtëpi.

Gjokutaj: Ky është vendim skandaloz me një lajthitje ne objekt.

Prej ditës kur i ati dhe bashkëshorti i saj  janë venë në  arrest shtëpie, Argita Berisha ka marrë rolin e avokates së tyre në publik. Por,  vajza e liderit historik të demokratëve ka gati dhe një plan B dhe  është e gatshme te marrë edhe një rol të ri në politik si pasardhësve e babait nëse mandati i tij rrezikohet për shkak të masës së tij të sigurisë.

Argita: Shpresoj qe proceset te ndjekin rrugen e tyre ligjore sigurisht qe do qendroj nese mendoj se eshte nje padrejtesi që duhet qendruar, aktualisht ne qendrojmë  në këtë forme qe po e bej sot,  por mund te marr edhe vendime te tjera drejt politikes.

Duke cituar nenin 71 të Kushtetutës juristi  Genc Gjokutaj është i  bindur se Sali Berisha nuk e humb mandatin  e deputetit edhe pse mungon prej një kohë të gjatë në Parlament.

Gjokutaj:  Se ne shtyp thuhet do i mbaroje mandati e histori te tilla. Dispozita kushtetuese thotë humbet mandatin kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht, mungesa e zotit Berisha  nuk është për shkak të vullnetit te tij,  por për shkak të një mase sigurimi të pavlefshme.

Hera e fundit që Sali Berisha ka shkelur në Parlament  është seanca e 21 dhjetorit,  kur e zhveshën nga imuniteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA