Sulmet ndaj punonjësve të shëndetësisë në zona konflikti, më të larta se kurrë – raporti (fotot)

23/05/2024 16:43

Më shumë se 2,500 sulme kanë ndodhur në vitin 2023, përfshi dhe ato ku doktorët janë vrarë dhe klinikat janë bombarduar në zona konflikti si Gaza, Sudan e Ukrainë

Sulmet ndaj punonjësve të shëndetësisë, spitaleve, dhe klinikave në zona konflikti janë rritur me 25% në krahasim me vitin e kaluar, duke shënuar një rekord të ri, thotë një raport i ri.

Rritja më e madhe ka ardhur prej konflikteve të reja në Gaza e në Sudan, si dhe në konfliktet në vijim në Ukrainë apo Mianmar, shkruante raporti i Koalicionit të Mbrojtjes së Shëndetit në Konflikt.

Zyrtarët kishin analizuar më shumë se 2,500 incidente “dhune ndaj dhënies së kujdesit shëndetësor” në 2023, përfshi vrasjen apo pengmarrjen e punonjësve, bombardimin, grabitjen apo pushtimin e spitaleve, shkruan rrjeti The Guardian.

Grupi bënte thirje për ndjekje penale kombëtare e ndërkombëtare të autorëve për “krime lufte e krime kundër njerëzimit, për sulmet ndaj pacientëve, impjanteve shëndetësore dhe punonjësve shëndetësorë”.

Koalicioni është i përbërë nga disa OJQ që kanë hartuar raporte të përvitshme 11 vitet e fundit, në të cilat identifikohen 2,562 incidente dhune.

Në 685 raste përfshiheshin punonjës shëndetësie si doktorë, infermierë, shoferë ambulance. Rastet e humbjes së jetës së tyre ishin dyfishuar në krahasim me vitin 2022.

Në të tjera raste impjante shëndetësore ishin dëmtuar ose shkatërruar, si nga forca shtetërore ashtu dhe grupe jo-shtetërore të armatosura.

Ata identifikonin 11 vende ku shëndeti i fëmijëve ishte dëmtuar, si bombardimi nga ushtria izraelite i spitalit al-Nasr në Gaza, i qendrës shëndetësore Juwana në kryeqytetine Sudanit, Khartoum, dhe i spitalit të Kherson në Ukrainë./TheGuardian/

FOTO GALERI
1/2
Grupi bënte thirrje për ndjekje penale kombëtare e ndërkombëtare të autorëve për “krime lufte e krime kundër njerëzimit, për sulmet ndaj pacientëve, impjanteve shëndetësore dhe punonjësve shëndetësorë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA