Hetimet e skandalit të gjakut të infektuar na Britani zbulojnë së fëmijët në shkollën fillore Lord Mayor Treloar mes viteve 1970 e 1987 ishin trajtuar si ‘kavje laboratori’.
E përditshmja vendase TheIndependent shkruan se ata përdoreshin si “objekte kërkimi shkencor” në lidhje hepatitin dhe virusin HIV, siç thuhet në raportin final për kontaminimin e gjakut, ku shtohet se shumë pak nga nxënësit mbetën pa u infektuar.
Nga 122 djem të shkollës që u prekën nga sëmundja hemofilia e gjakut në vitet 1970 e 1987, vetëm 30 janë ende gjallë.
Nxënësve të shkollës me konvikt në Hampshire, i jepej trajtimi mjekësor në shkollë për sëmundjen, por të infektuarve u ishin dhënë për trajtim produkte gjaku të infektuar me viruse hepatiti dhe HIV.
Kreu i investigimit Sir Brian Langstaff, thotë në raport se dihej që koncentratet e gjakut përmbanin rrezik të konsiderueshëm infektimi, por stafi ishte më i interesuar te “kërkimet e avancuara” dhe jo te shëndeti i fëmijëve.
Sir Brian tha: “Nxënësit konsideroheshin si subjekte studimi kur objektivi kryesor duhet të ishte shëndeti i tyre. Kjo është e rende dhe gabuar”.
Megjithë njohjen e rrezikut të Aids doktorët vijuan me trajtimet e rrezikshme duke u dhënë atyre injeksione me tipe të ndryshme faktor VIII [produkt gjaku i infektuar] – ndaj fëmijëve tetë apo nëntë vjeçarë.
“Ata janë përdorur nga mjekët si kavje laboratori, edhe më keq shimpazetë, siç shkruhej në një letër të kohës”.
Hemofilia është një çrregullim gjaku që shkakton mungesë proteinash, dhe si trajtim në vitet 1970 u krijuan këto koncentrate nga gjak i dhuruar nga donatorë.
Në një dekalratë të ‘Treloar School and College’ thuhej: “Raporti tregon masën e plotë të këtij skandali të tmerrshëm. Jemi të shtangur që disa nga ish-nxënësit tanë kanë humbur jetën dhe shpresojmë të japin mbështetje për ata dhe familjet e tyre”./TheIndependent/
Top Channel