Pjeshkët dëmtohen nga kërminjtë në Lushnjë, fermerët: Janë shtuar shumë këtë vit

23/05/2024 12:32

Kolonitë e kërmijve janë kthyer ne një shqetësim serioz për kultivuesit e pjeshkave në zonën e Barbullinjës në Lushnjë.

Sipas fermerëve kërmijtë po copëtojnë nektarinat duke dëmtuar në masë prodhimin.

Në fshat të tregojnë se këtë vit situata është më alarmante pasi kolonitë e kërmijve janë dyfishuar dhe lufta ndaj tyre është pothuajse e pamundur, pasi asnjë nga helmet e përdorura nuk ka rezultuar i suksesshëm.

Kërmijtë shtojnë telashet e fermerëve në një vit si ky, kur kush merret me bujqësi po ankohet për çmimet e ulëta me të cilat u tërhiqet prodhimi.

Top Channel