Alpinistja nga Nepali bëhet gruaja më e shpejtë që ngjit majën Everest (fotot)

23/05/2024 17:09

Phunjo Lama ka vendosur rekordin e ri të ngjitjes në majën më të lartë në vetëm 15 orë

Mëngjesin e sotëm raportohet se Phunjo Lama ka rifituar titullin e gruas që ngjit majën e Everest.

Ajo nisi ngjitjen e saj nga kampi i bazës dje pasdite në 3.52, dhe kishte arritur në majë të malit më shumë se 8000metra të lartë në ora 6.23 mëngjesin e sotëm.

Rekordi i ri u konfirmua nga kreu i monitoruesve Khim Lal Gautam, cituar nga agjencia vendase The Himalayan Times.

Zonja Lama është alpiniste nga fshati vendas Chhokangparo. Ajo është bërë e famshme prej vitit 2018 kur shënoi rekordin e gruas më të shpejtë që ngjit Himalajën në 39 orë e 6 minuta.

Rekordi saj u thye rrjedhimisht në 2021 nga kinezja Ada Tsang Yin-hung, 45 vjeçare nga Hong Kong e cila realizoi ngjitjen në 25 orë e 50 minuta.

Me nisjen e sezonit të ri të ngjitjeve, Lama vendosi të rimerrte titullin e saj, tha kreu i shoqatës së alpinistëve të Everest, Shiva Bahadur Sapkota.

Zonja Lama, e cila raportohet se është në të tridhjetat e saj dhe nënë e një fëmije, ishte stërvitur në Alpe zvicerjane dhe ia dedikonte ngjitjen festivalit budist Buddha Jayanti, si dhe paqes botërore.

Ajo është gjithashtu pilote shpëtimi helikopteri me skuadrat e Nepalit, dhe ka marrë disa çmime nderimi nga autoritetet e vendit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA