Zjarri gjigant përfshin zyrat e farmaceutikëve të Ozempic në Danimarkë (fotot)

22/05/2024 16:31

Zjarri në imjantin e Bagsvaerd, në rrethinat e kryeqyteti Kopenhagen, është i dyti për kompaninë farmaceutike Novo Nordisk brenda një jave.

Zjarri masiv ka përfshirë sot ndërtesën e zyrave të grupit farmaceutik danez Novo Nordisk, në Kopenhagen, prodhues i tabletave për rënien në peshë ‘Ozempic’ e Wegovy.

Pas më shumë se tre orësh zjarri gjigant raportohej të ishte vënë nën kontroll teksa më shumë se 100 zjarrfikës punonin në të, tha për rrjetin AFP kreu u zjarrfikësave Martin Smith.

Ai shtonte se zjarri duket se kishte nisur në një prej konteinerëve në impjantet Novo Nordisk dhe ishte përhapur në zyrat e kompanisë në Bagsvaerd, në periferinë veriore të Copenhagen.

Shtëllunga të mëdha tymi gri shiheshin nga larg në vendngjarje, shkruante agjencia vendase  Ritzau.

Novo Nordisk thoshte në një koment se ‘tymi nuk është toksik’.

“Një zjarr shpërtheu sot në imjantin e Novo Nordisk në Bagsvaerd, dhe u përhap në ndërtesën e zyrave ngjitur me të. Tymi nuk është toksik dhe nuk raportohet për të plagosur”.

Javën e shkuar një tjetër zjarr shpërtheu në një impjant në ndërtim të Novo Nordisk në qytezën Kalundborg, për të cilin u tha se nuk shkaktoi dëme apo të plagosur.

FOTO GALERI
2/3
Pas më shumë se tre orësh zjarri gjigant raportohej të ishte vënë nën kontroll teksa më shumë se 100 zjarrfikës punonin në të, tha për rrjetin AFP kreu u zjarrfikësave Martin Smith.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA