Merr detyrën Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë 

22/05/2024 11:49

Ambasadori Michel Tarran, një diplomat francez me shumë përvojë, edhe në Shqipëri, tashmë merr detyrën si Kryetar i ri i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë. 

Ai shpreh padurimin dhe kënaqësinë të punojë me ekipin e tij, krah partnerëve shqiptarë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur.

Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, tha ambasadori Tarran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA