Sigurimi i Shtetit dhe puna e tij gjatë viteve të diktaturës zgjon ende kureshtje.

Historitë e përndjekjes dhe hartimit të dosjeve ndaj qytetarëve të konsideruar armiq të regjimit, ishin vetëm njëra anë e medaljes.

Një tjetër anë për të cilën është folur pak, është aktiviteti i kundërzbulimit, betejat e këtij shërbimi ndaj operacioneve të agjenturave të huaja me interesa malinje.

Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story sjell dëshmi dhe fakte të rralla rreth betejave agjenturore në dy kohë, gjatë komunizmit, dhe në momentet ndryshimit të sistemit politik.

Cili ishte roli i sigurimit të shtetit dhe i njësisë së kundërzbulimit? Si ndikuan agjenturat jugosllave, greke dhe ato të perëndimit në puralizmin shqiptar? A kanë penetruar në nivele të larta të politikës agjenturat?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA