Intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve! Anila Hoxha zbardh dosjen: Grupet kriminale ofruan 1 milion euro për “kokën” e Durim Bamin! Vrasës nga Kosova dhe Maqedonia…

22/05/2024 10:43

Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” ka treguar intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve të grupeve kriminale.

Ajo tregon se anëtarë të grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për kokën e Durim Bamit dhe se mjaft hapur kanë kërkuar kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Anila Hoxha: Hetimet do të fokusohen tek hetimi pasuror jo vetëm të individëve që i përkasin botës së krimit, por gjithashtu edhe ndaj ish-zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i cili do të ketë një hetim të detajuar pasuror dhe do të ketë të njëjtin fat të hetimeve pasurore me shumë mundësi edhe sekuestrove sa më shpejt edhe ish-zyrtari i policisë ish-drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i dorëzuar pak ditë më parë nën akuzë para gjykatësit paraprak me disa persona të tjerë, midis tyre edhe Pëllumb Gjoka.

E sigurt është që për Ervis Martinaj teksa vijon të jetë i mbuluar me mister fati i tij prej dy vitesh, tani më është në fuqi një mandat i tretë arresti dhe bëhet fjalë edhe për dosjen më të fundit të konsideruar si një nga sukseset hetimore, pavarësisht se shumica e tyre nuk janë arrestuar ende. Është një sukses sepse hedh dritë mbi mënyrën mbi skemën sesi krimi i organizuar vepron dhe shkëmben favore midis njëri-tjetrit për të eliminuar kundërshtarët. Shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve me aleanca kaq të forta për vrasje, ajo që është provuar, të paktën jo vetëm nga aplikacionet që ata kanë përdorur, por edhe nga dosjet e tërhequra vërtetojnë se grupi dhe anëtarët, pra 50 persona, shumica e tyre po ndërvepronin për të eliminuar kundërshtarët për ngjarjet që kanë ndodhur dhe që kanë dështuar më pas, pra nuk kanë ndodhur vrasjet, disa prej tyre midis viteve 2019-2021.

Shikohet një aleancë shumë e fortë në dosjet hetimore midis Arben Ndokës i cili ka qenë deputet i parlamentit dhe këmbëngulja e tij për të eliminuar kundërshtarin dhe atë që konsideron si armikun Durim Bamin për të cilin anëtarët e tjerë të grupeve kriminale diskutojnë se ata janë gati të paguajnë mbi 1 milion euro për ta realizuar ekzekutimin e tij. Nga ana tjetër edhe përgatitjet e Durim Bamit por edhe Endrit Dokles gjithashtu të dy të kërkuar, janë shumë këmbëngulëse përsa i takon përpjekjeve për të eliminuar Arben Ndokën. Ata flasin hapur për gjetje vrasësish në Shqipëri, por arrihet deri në një pikë se ish-deputeti Arben Ndoka thotë se kishte dëgjuar për vrasës të cilët ishin më punëmbaruar sipas tij dhe e kishte fjalën për vrasës që mund të silleshin nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA