FOTOT/ Dumani raporton te Ligjet, Flamur Noka me bluzën për lirimin e Berishës përballë kreut të SPAK

22/05/2024 11:20

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dalë sot para deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë për të raportuar për punën 1 vjeçare të institucionit që ai drejton.

Në raportin vjetor ai përmendi zyrtarët e lartë të ndjekur penalisht nga SPAK, ku mes tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej pesë muajsh ndodhet në arrest shtëpie.

Por për ta “futur” Berishën në Kuvend sot ka menduar sërish deputeti Flamur Noka, i cili ka komision ka shkuar me bluzën për lirimin e Berishës.

FOTO GALERI
5/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA