Spanja thërret ambasadoren e saj në Argjentinë pas debatit të ofendimeve me Milei (fotot)

21/05/2024 16:00

Spanja ka tërhequr “pa afat” ambasadoren e saj në Buenos Aires pas një debati që po përshkallëzohet mes Madridit dhe presidentit të ri radikal të Argentinës, Javier Milei.

Presidenti Milei tha se vendimi Spanjës ishte “absurd”, edhe pse në një miting të dielën ai përshkruante bashkëshorten e kryeministrit socialist të Spanjës “të korruptuar”, por pa përmendur emrin e saj Begoña Gómez.

Ministri i jashtëm spanjoll José Manuel Albares një ditë më vonë thirri ambasadorin argjentinas  Roberto Bosch dhe kërkoi që Presidenti Milei të kërkonte ndjesë për deklaratat, por asnjë veprim nuk është marrë.

Albares e përshkruante çështjen e ofendimit si unike në historinë e diplomacisë.

“Nuk ka precedent që një kryetar shteti të shkojë në kryeqytetin e një vendi tjetër dhe të ofendojë institucionet apo të ndërhyjë në punët e tyre të brendshme”.

Spanja kishte tërhequr fillimisht të dërguarën e saj María Jesús Alonso për konsultime, por tani thotë se do të mbetet në Madrid pa afat kohor.

Milei është ftuar në eventin ndërkombëtar të partive të djathta Europa Viva 24 në Spanjë nga partia vendase Vox, në eventin e lidhur me zgjedhjet e Parlamentit Evropian muajin që vjen.

Teksa fjala kryesore e liderëve të djathtë në event ishin emigracioni dhe mbrojta e kufijve,  presidenti Milei shënjestronte socialistët dhe gruan e kryeministrit të Spanjës.

“Kur ke një grua të korruptuar, gjërat bëhen të pista,” kishte thënë presidenti i ri.

Akuzat e korrupsionit ndaj Begoña Gómez janë bërë nga një grupim i djathtë në Spanjë por prokuroria ka thënë se nuk do të veprojë pasi nuk ka prova.

Spanja ka thënë se nuk dëshiron përshkallëzim të mëtejshëm por ka për detyrë të mbrojë dinjitetin e zyrtarëve e institucionëve.

Në fillim të muajit ministri spanjoll i transportit Óscar Puente akuzonte liderin argjentinas se përdorte drogë gjatë fushatës.

Megjithëse asokohe Milei refuzoi ofendimin duke thënë se Madridi ka gjëra më të rëndësishme për t’u marrë, soli tashmë akuzat e korrupsionit gruan e Sánchez, shkruan rrjeti BBC.

FOTO GALERI
1/3
Presidenti Milei tha se vendimi Spanjës ishte "absurd", edhe pse në një miting të dielën ai përshkruante bashkëshorten e kryeministrit socialist të Spanjës "të korruptuar"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA