Muzeu Etnografik i Elbasanit, godina më e rëndësishme historike në qytet do t’i nënshtrohet restaurimit.
I ndërtuar në vitin 1792 godina është restauruar vetëm një herë dhe nevoja për ndërhyrje është e madhe. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka gati tashmë projektin që pritet të miratohet nga Ministria e Kulturës.
Muzeu Etnografik i Elbasanit është ndërtuar si një shtëpi karakteristike me çardak dhe arkitektura është e veçantë në llojin e vet në trevën e Elbasanit pasi të tilla godina gjejmë më shumë në Berat, Gjirokastër, Prizren e Shkodër.
I shpallur Monument Kulture e Kategorisë së Parë, Muzeu Etnografik i Elbasanit përmban kuadrin historik, zejtarinë me rreth 80 lloje zejesh, veshjet, tipin e banesës qytetare karakteristike elbasanase.
Top Channel