Ushtria në R.D. Kongo thotë se ka ndaluar grusht-shtetin ku përfshiheshin tre shtetas amerikanë (fotot)

20/05/2024 16:45

Lideri i grushtit të shtetit është vrarë ndërsa rreth 50 të tjerë, duke përfshirë dhe tre amerikanët, janë arrestuar, pas sulmit të raportuar ndaj presidencës në kryeqytetin Kinshasa.

Vendi afrikano-qendror thoshte në deklaratën për agjencinë Reuters, se burra të armatosur kishin sulmuar presidencën, herët mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi qeveritar Sylvain Ekenge tha se të shtënat e armëve kishin nisur në ora 4 të mëngjesit në presidencën në qendër të qytetit, dhe gjithashtu në shtëpinë e deputetit Vital Kamerhe, zëdhënësi i Kamerhe.

Zëdhënësi i ambasadës japoneze Michel Moto Muhima, tha se një sulmues dhe dy roje ishin vrarë në atë incident.

Ndërsa një predhë artileria e lëshuar nga Kinshasa goditi qytetin, në vendin fqinjë Republika e Kongos.

Ekenge akuzonte se drejtues i grushtit të dështuar të shtetit ishte politikani kongolezo-amerikan Christian Malanga, i raportuar i vrare.

“Malanga është neutralizuar gjatë sulmit në pallatin Palais de la Nation, ndërsa një sulmues i quajtur Aboubacar u neutralizua gjatë sulmit në rezidencën e Vital Kamarhe– mes rreth 50 të arrestuarve kishte tre shtetas amerikanë, që janë aktualisht duke u marrë në pyetje”, tha  Ekenge për agjencinë Reuters.

Ai shtonte se Malanga kishte tentuar dhe më parë një grusht të dështuar shteti në 2017 ndërsa një nga amerikanët e arrestuar ishte i biri i Malanga.

Ambasadorja amerikane Lucy Tamlyn shkruante në një postim se ishte “shumë e shqetësuar” nga raportimet se qytetarë amerikanë ishin përfshirë në ngjarje.

“Ju lutem bashkëpunoni me autoritetet në R.D. Kongo për të hetuar këto akte kriminale dhe qytetarët amerikanë të japin llogari,” tha ajo.

Tshisekedi është rizgjedhur në dhjetor për mandatin e dytë si president por ende nuk ka emëruar qeverinë, gjashtë javë pasi ka zgjedhur kryeministrin, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Kamerhe është kandidati për kryetar parlamenti në zgjedhjet që duhet të ishin bërë të shtunën por që u shtynë nga presidenti Tshisekedi.

FOTO GALERI
2/2
Ekenge akuzonte se drejtues i grushtit të dështuar të shtetit ishte politikani kongolezo-amerikan Christian Malanga, i raportuar i vrare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA