Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Në një konferencë shtypi në Londër, Stella Assange tha sot se është “një shenjë shumë e mirë” fakti që bashkëshorti Julian Assange fitoi të drejtën për të apeluar ekstradimin e tij drejt SHBA, me akuza spiunazhi për publikimet e rrjetit Weakileaks.
Assange kërkohet nga Uashingtoni për publikimet e mijëra dokumenteve të ushtrisë së SHBA ku shfaqen abuzimet e ushtrisë në vende të ndryshme.
“Administrata e SHBA duhet të përfitojë nga ky moment për të hequr dorë nga akuzuat dhe të distancojë veten nga ky persekutim”, tha Stella Assange.
Dy gjykatës në Londër i dhanë Assange të drejtën e apelit pasi i kishin kërkuar më herët siguri Uashingtonit që ‘të akuzuarit t’i mbrohet e drejta e fjalës së lirë në gjyqet në SHBA’.
Gruaja e tij Stella tha sot jashtë gjykatës se kjo “shënon një pikë kthese” dhe se “jemi të lehtësuar që gjykata mori vendimin e drejtë”.
Grupi i të drejtave Amnesty International e quajti vendimin “një lajm i rrallë pozitiv për Julian Assange dhe mbrojtësit e lirisë s shtypit”.
“Tentativat e SHBA për të persekutuar Assange rrezikojnë median e lirë në të gjithë botën. Ato bëjnë qesharake obligimet e SHBA ndaj ligjit ndërkombëtar dhe deklaratat e tyre për përkushtim ndaj lirisë së shprehjes”, tha përfaqësuesi i Amnesty, Simon Crowther./AFP/
Top Channel