“Me ikjen e Ilnisës u lëndova” Meriton Mjekiqi: Thosha a ka mundësi njeriu të dashurohet kaq shumë… Mendoj për një bebush…

20/05/2024 08:34

Finalistët e BBV3 kanë zhvilluar nga një intervistë me dy moderatorët Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro të cilat hynë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

. Për “Big Brother Live nga Shtëpia” në Top Albania Radio Meritoni ka folur për dashurinë që ndjen për Ilnisën, të cilën e konsideron një njeri të rëndësishëm në jetën e tij dhe tregon se u lëndua shumë kur ajo u largua nga shtëpia.

A ishte e parashikuar një lidhje në BBV para se të hyje?

Meriton: Para se të hyj këtu, më thoshte një shok do lidhesh, do lidhesh, i thoja po ik oreee, jo se nuk lidhem..

Si e fitoi Ilnisa dashurinë tënde?

Merioni: E dua për femrën që është, për nënën, për shpirtin, talentin dhe për dashurinë që më ka dhënë dhe i kam dhënë, thosha a ka mundësi njeri me u dashuru kaq shumë.

Me ikjen e Ilnisës u lëndova, ishte dhoma e bardhë një përjetim tjetër nga çifti në suitë, ishte Egla aty, për mua ishte një lojë e Eglës për me na fut atje dhe që njëri prej nesh të linte shtëpinë. Koha kur Ledioni mori zarfin dhe lexoi emrin e Ilnisës, unë u ula s’ kisha dëshirën me u çu me u ngrit, me vazhdu. Mendoj për një bebush, fejesë martesë jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA