Policia e Vlorës identifikoi dhe arrestoi personin që u bë protagonist i një skene të shëmtuar në plazhin e vjetër të Vlorës.
Video u bë virale e shpërndarë nga turistet ruse të cilave u shkon afër me cadër dhe i akuzon se i kanë zënë bregun e detit.
Në njoftimin e saj policia deklaron se 42-vjeçari, Klodian Hameti vuante nga probleme të shëndetit mendor ndaj u shoqërua në spitalin psikiatrik të Vlorës për trajtim mjekësor.
Sot në të njëjtin vend ku ndodhi incidenti vazhdon i qetë plazhi ndërsa pushuesit dënojnë të tilla akte si reklama më e keqe për qytetin
Autoritetet inkurajojnë qytetarët të raportojnë çdo incident të ngjashëm dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.
Top Channel