Greqia dëbon nëntë shtetas evropianë pas protestave pro-Palestinës në universitete (fotot)

20/05/2024 18:07

Policia greke kishte ndaluar një total prej 28 protestuesish grekë e të huaj në fundjavë pas bllokimit të një ndërtese universitare, me akuza se kishin ndaluar funksionimin e një institucioni publik.

Tashmë nëntë protestues të ndaluar nga Gjermania, Britania, Franca, Italia e Spanja, të arrestuar në protestën e universitetit të drejtësisë në Athinë, do të deportohen nga vendi, thanë avokatët e tyre.

Protestuesit mohojnë akuzat e ngritura nga policia por avokatet thanë se urdhrat e deportimit janë lëshuar dhe kjo ndalon të akuzuarit të marrin pjesë në gjyq.

Policia thotë se ka ‘prova’ për akuzat e tyre mes të cilave përfshihen fletushka, flamurë palestinezë, dy tymuese, maska gazi dhe kanaçe boje, së bashku me deklaratat e tyre në një faqe interneti ku të akuzuarit ‘nxisnin të tjerë t’i bashkoheshin protestës’.

Protestuesit grekë janë liruar tashmë në pritje të gjyqit të 28 majit, ndërsa 9 shtetasit e huaj një djalë dhe tetë vajza të moshave 22 deri në 33 vjeç, mbeten në paraburgim në pritje të vendimit për deportimin.

Avokatët e këtyre të fundit Ioanna Sioupouli e Anny Paparoussou thanë se klientët e tyre do të apelojnë pasi ata jetojnë e punojnë në Greqi, ndërsa quanin arrestimet “arbitrare dhe ilegale”.

Protesta pro-Palestinës janë mbajtur në shumë qytete të Greqisë që prej nisjes së luftës brutale të Izraelit në Gaza në tetor.

Në vitin 2019 Greqia ka anulluar legjislacionin që ndalon policinë të hyjë në universitete, teksa qeveria konservatore justifikohej se ishte një “mbulesë për mosrespektimin e ligjit”.

‘Ligji i Oazit Akademik’ i vitit 1973 ishte krijuar për të mbrojtur studentët dhe lirinë e tyre të ideve dhe kritikët e quajnë anulimin e tij “një kufizim të demokracisë”.

FOTO GALERI
2/3
Në vitin 2019 Greqia ka anulluar legjislacionin që ndalon policinë të hyjë në universitete, teksa qeveria konservatore justifikohej se ishte një “mbulesë për mosrespektimin e ligjit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA