Jeta e Çeskut ndryshon përgjithmonë kur në Shqipërinë e pasluftës, në pushtet vjen komunizmi, i cili vret e persekuton njerëzit e tij të zemrës. 

Ama ndjekja e një amaneti mund të jetë e vetmja gjë që e mban Çeskun gjallë, duke i krijuar një dritare shprese në një vend të pashpresë. Për të rigjetur dashurinë e humbur të tij, Sarën.

Mbi këtë fill ngrihen ngjarjet e filmit ‘Legjenda e Bastunit’, një film nga regjisori Xhoslin Rama dhe me skenar nga Mihal Rama.

Thrilleri historik vjen nën interpretimin e Amri Hasanlliu, Amos Muji Zaharia, Ndricim Xhepa, Vasjan Lami, Ermira Gjata e një kasë aktorësh të rinj.

Pas premierës së 16 majit, filmi ‘Legjenda e Bastunit’ do të jetë për publikun në kinema nën distribucionin e Top Channel Films.

Top Channel