Princi saudit i kurorës takohet me Guterres, liderët arabë në konferencën e Bahrein (fotot)

16/05/2024 19:00

Princi saudit Mohammed bin Salman u takua sot me sekretarin e përgjithshëm të OKB Antonio Guterres, presidentin sirian Bashar al-Assad, mbretin e Jordanisë Abdullah II, dhe me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Ahmad Al-Abdallah Al-Sabah, në kuadër të samitit të ligës arabe në Bahrein.

Bahrein thirri sot një konferencë paqeje për Lindjen e Mesme me fokus në konfliktin e rëndë në Palestinë, kur lufta Izrael-Hamas në Rripin e Gazës ia ka kushtuar jetën më shumë se 35 000 civilëve dhe qindra mijëra të tjerë mbeten në gjendje të rëndë humanitare.

Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa foli për 22 krerët e qeverive të mbledhur, pas më shumë se shtatë muajsh që konflikti përgjak rajonin.

“Ne bëjmë thirrje për një konferencë ndërkombëtare për Lindjen e Mesme në mbështetje të njohjes së shtetit të Palestinës dhe pranimin e tij në Kombet e Bashkuara”, tha mbreti i Bahrein.

Mbledhja e sotme vjen pas samitit të nëntorit në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite fqinje,  ku gjithashtu merrnin pjesë 57 vendet anëtare të Organizatës së bashkëpunimit Islamik.

Presidenti palestinez Mahmud Abbas tha në samit se ‘Hamas i ka dhënë një justifikim Izraelit  të shkatërrojë me luftë Gazën’, pas sulmit të 7 tetorit nga militantë që erdhën nag territori palestinez.

Sekretari i OKB, Antonio Guterres përshkroi luftën në Gaza si “një plagë e hapur që kërcënon të gjithë rajonin dhe bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm të pengjeve”.

Guterres, shtoi se “e vetmja mënyrë e mbylljes së ciklit të dhunës e destabilizimit është me zgjidhjen me dy shtete”.

Përveç luftës në Palestinë, liderët arabë pritej të diskutonin konflikte të tjera si ai në Sudan, Libi, Jemen e Siria, teksa presidenti Bashar al-Assad merrte pjesë pas rikthimit me liderët arabë vitin që shkoi./AFP/

FOTO GALERI
2/3
Mbledhja e sotme vjen pas samitit të nëntorit në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite fqinje, ku gjithashtu merrnin pjesë 57 vendet anëtare të Organizatës së bashkëpunimit Islamik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA