“Ka vullnet nga palët për të gjetur zgjidhje”/ Dialogu për Zgjedhoren, Celibashi: Votimi të kryhet nëpërmjet internetit, fleta mund të dërgohet me postë

15/05/2024 15:40

Emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi duket se palët në grupin e dialogut për Zgjedhoren kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, pas mbledhjes së grupit të dialogut për Reformën Zgjedhore, u shpreh se ka interes dhe vullnet për të gjetur një zgjidhje lidhur me këtë çështje. Ai propozon që votimi të kryhet nëpërmjet internetit dhe fleta e votimit të dërgohet me postë.

“Ata donin të dinin mënyrën si do të regjistroheshin ata që duan ta ushtrojnë këtë të drejtë. Çështja e afatit ka rëndësinë e vet, por ajo që unë propozova është të jetë KQZ, që të administrojë kërkesat e votuesve që duan të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Adresuam pyetjet për çështje të ndryshme. Mendoj që votimi të kryhet ose nëpërmjet internetit, ose në mënyrë elektronike. Nuk mendoj se është votimi më postë. Si zgjidhja më e mirë, një tjetër opsion ku fleta e dërgimit mund të dërgohet në mënyrë elektronike me postë. Kjo është çështje teknike, është zgjidhje që bazohet në interesin e palëve të partive politike. Për ta zhvilluar në gjithë territorin e vendit votimin elektronik, çdo ditë që kalon mendoj se është thuajse e pamundur që votimi elektronik të zhvillohet në gjithë territorin e Shqipërisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA