Prokurorët ushtarakë në SHBA kërkuan sot ish-piloti Jack Teixeira, të gjykohet nga ushtria për akuzat e mos-zbatimit të urdhrave dhe publikimit të sekreteve të mbrojtjes kombëtare.
22 vjeçari Teixeira, pranoi akuzat për shpërndarjen e dokumenteve konfidenciale në rrjetin social ‘Discord’, ku jepej inteligjencë mbi luftën në Ukrainë dhe informacione mbi zhvendosjen e trupave.
Teixeira përballet tashmë me një dekadë prapa hekurave dhe pritet të marrë dënimin në shtator.
Oficeri gjyqësor do të vendosë nëse cështja e Teixeira do të gjykohet nga gjykata ushtarake apo civile kriminale.
Teixeira hyri më sallë me uniformën ushtarake i paprangosur, ndërsa nëna e tij dukej se ankohej për pamjen e të birit dhe ‘ushqimit’ që sipas saj i jepnin në burgim.
Prokurorja ushtarake Stephanie Adams tha se Teixeira kishte vepruar me “dashakeqësi për të mbuluar gjurmët,” prandaj kjo përbën pengim të kursit të drejtësisë.
Avokati i tij Luke Gilhooly, argumentonte se Teixeira ishte gjykuar një herë në një gjykatë federale prandaj vijimi akuzave është i padrejtë, pasi pala qeveritare nuk ka provuar se Teixeira i është shmangur urdhrave apo ka penguar kursin e drejtësisë, shkruajnë mediat amerikane.
Top Channel