Në disa nga “qytetet më të ndotura në botë” gjenden male 60m larta mbeturinash disa kilometra të gjata, tym toksik dhe erë e rëndë nga kanalizime të hapura, sipas rrjetit britanik The Sun, që të bëjnë të dyshosh nëse po ecim vërtet “në rrugën e zhvillimit” siç na reklamohet shpesh nga autoritetet.
Rrjeti britanik The Sun rendit të parin për ndotjen kryeqytetin e Indisë, Delhi, ku rezidentët thithin ajrin më të papërshtatshëm në botë, të influencuar nga impjantet e mbeturinave në rrethinat e qytetit si Ghazipur, Bhalswa e Okhla.
Prej mbetjeve të ambalazheve plastike, ushqimit, baterive apo lodrave të prishura e veshjeve të vjetra, më shumë se 10,000 ton mbetje depozitohen aty çdo ditë.
Malet e mbeturinave janë aq të larta sa mund të shihen nga ana tjetër e qytetit, të mbushura me insekte e parazitë, që lëshojnë një erë të padurueshme.
Të dhënat satelitore tregojnë se landfillet e Delhi janë emetuesit kryesorë të gazit metan, duke akumuluar nxehtësi e dyoksid karboni prej rreth 20 vitesh.
Rezidentët në Indi përdorin produkte të freskëta për të gatuar dhe më shumë se 50 përqind e mbetjeve janë të njoma si lëkura perimesh e mbetje ushqimore.
Megjithëse nuk lejohet hyrja në impjantet e mbetjeve shumë rezidentë të Delhi nxjerrin jetesën duke gërmuar në malet e mbeturinave duke zgjedhur materiale si plastikë, xham e metale, për të siguruar pak rupi për vaktin e radhës.
Një nga banorët vendas tha për rrjetin Guardian: “Ndodh shpesh këtu, njerëzit vdesin të rinj nga problemet shëndetësore. Ne e dimë se helmohemi por qeveria nuk do t’ia dijë dhe mbeturinat vijojnë të shkarkohen këtu”.
Një tjetër faktor helmues është djegia e mbeturinave, industrializimi shpejtë dhe mangësitë në zbatimin e rregullave mjedisore që kanë luajtur rolin e tyre në shtimin e ndotjes në Indi, shkruan The Sun.
Prej kësaj 33 milionë banorët e kryeqytetit mund ta kenë jetën e shkurtuar me 11.9 vjet prej ndojtjes së ajrit të tyre, sipas statistikave.
Ne nje liste te hartuar nga IQAir, per monitorimin e ajrit, gjenden shembuj te tjere qytetesh te ndotura:
1. Delhi, India
2. Medan, Indonesia
3. Jakarta, Indonesia
4. Lahore, Pakistan
5. Doha, Qatar
6. Manama, Bahrain
7. Mumbai, India
8. Hangzhou, China
9. Dhaka, Bangladesh
10. Santiago, Chile
Top Channel