Fiks Fare/ Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve në Lushnjë mashtron ish të përndjekurin e verbër. I merr 6 milion lekë nga dëmshpërblimi

14/05/2024 20:43

Fatmir Toska, ankohet në emisionin Fiks Fare se është mashtruar nga kreu i Shoqatës së të Përndjekurve në Lushnjë, z.Pëllumb Gega, ku i mori 600 mijë lekë nga paratë e dëmshpërblimit .

Toska tregon se në vitin 2019 përfitoi një shumë prej 650 mijë lekë të dëmshpërblim si familje të përndjekurish.

Ditën që shkoi t’i merrte në bankë u shoqërua nga kreu i shoqatës z. Gega i cili nga e gjithë shuma i dha vetëm 50 mijë lekë. Pjesën tjetër i tha se do ua kthente mbrapsht atyre nga Tirana që kishin bërë të mundur  miratimin e këtij dëmshpërblimi.

Pasi kthehet në shtëpi familjarët e pyesin për shumën që ka marrë dhe i kërkojnë edhe faturën e bankës që ka bërë tërheqjen, të cilën e kishte mbajtur kryetari i shoqatës. Në këto kushte i vënë në dijeni edhe nga familja se ishte mashtruar , takon një avokat i cili i pohon të njëjtën gjë. Pas kësaj Fatmir Toska bën një kallëzim në polici për mashtrimin që i  ishte bërë nga kreu i shoqatës. Pasi z. Gega vihen në dijeni për kallëzimin, dy ditë më pas  i kërkon që së bashku të bëjnë një deklaratë tek noteri ,  ku i thotë se do t’i kthente të gjitha lekët.  Fillimisht i dha 250 mijë dhe i mbeti për të dhënë nga shuma totale dhe 350 mijë lekë. Por  Fatmiri mësoi më vonë që ishte mashtruar sërish. Pasi tek noteri nuk i ishte lexuar deklaratë thjesht e kishte firmosur me idenë se do merrte shumën e plotë, por ndërkohë kishte firmosur se shlyerja ishte ezauruar.

Fatmiri iu drejtua Fiksit pasi edhe pse kryetari i shoqatës është shpallur fajtor me një vendim gjykate ai ende e mban postin e kreut të shoqatës.  Fakt që sipas tij mund të mashtrojë edhe të tjerë siç ka bërë me të.

Toska thotë se deklarata që ka nënshkruar tek noteri kundër tij, duke përfituar nga rasti që ishte i verbër gjykata nuk e mori parasysh, pra e ka hedhur poshtë. Kështu në vendimin e saj gjykata e shkallës së parë e shpalli z. Gega fajtor për veprën penale ” Mashtrim” duke e dënuar me 3 vite burg.

Fiksi nuk e la me kaq dhe bashkë me denoncuesin e djalin e tij iu drejtuar kreut të shoqarës z. Pëllumb Gega.  Ky i fundit mohon t’i ketë marrë lekët e Fatmirit, por thotë se thjesht e ka shoqëruar dhe se e gjitha kjo është politike. ” Ky është kurth i ngritur nga Ilir Meta sepse unë nuk e mbështeta” shprehet ai.

Gazetares së Fiksit i pohon të njëjtën gjë duke i thënë që nuk i ka lekë borxh denoncuesit. Ditën e deklaratës noteriale e ka takuar rastësisht  Pëllumbin edhe pse vetëm dy ditë pas kallëzimit, ku ky i fundit   i ka  thënë që ka bërë një gabim duke e akuzuar se i kishte marrë paratë. ” Kështu ne shkuam tek noteri dhe ai firmosi që nuk i kam marrë lekë” sqaron kreu i shoqatës.  Pyetjes së vendimit të gjykatës e cila e shpalli fajtor si mashtrues,  ai sërish e lidh me politikën ku thotë se Ilir Meta i ka inskenuar situata me prokurorë e gjyqtarë për ta goditur.

Gjithçka sipas tij është një kurth pasi ai ka 12 vjet që është në krye të shoqatës, i zgjedhur dhe rizgjedhur nga anëtarët. Me zyrë të shtetit, por pa marrë kurrë asnjëherë pagesë. Pra Pëllumb Gega prej 12 vitesh është në shërbim të ish të përndjekurve edhe pse i dënuar për mashtrim kundrejt një ish të përndjekuri.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA