Autori ende i lirë/ Pika të shumta kontrolli në Fier pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, kërkimet përqendrohen në fshatin Sulaj
14/05/2024 10:30
Pika të shumta kontrolli kanë ngritur ‘blutë’ e Fierit në të gjitha hyrje daljet e qytetit për ndalimin e 23 vjeçarit Azgan Mërnica që vrau ditën e djeshme policin e forcave “Shqiponja” dhe që ende vazhdon të jetë i lirë.
Që prej ditës së djeshme, në kërkim të 23 vjeçarit janë angazhuar forca të shumta policie FNSH dhe ato të RENEA por pa rezultat.
Burime konfidenciale nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona të afërm dhe shokë të autorit. Kërkimet janë përqendruar në afërsi të fshatit Sulaj.
Top Channel