“Fjalimi i Ramës në Athinë, dinjitoz”, studiuesi: Tentativë për të përmirësuar marrëdhëniet, u dhanë mesazhe politike

13/05/2024 21:29

Takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë, studiuesi Ardit Bido, i ftuar në Top Story, e quajti si një mesazh të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas Bidos, ky fjalim dinjitoz siç e quan ai, dha mesazhe për emigrantët shqiptarë në Greqi, për ligjin e luftës, për çështjen çame apo mosndërhyrja në çështjet kufitare apo politike.

“Mesazhet ishin shumë të rëndësishme midis dy palëve. Kam dëgjuar për herë të parë një fjalim dinjitoz, që nuk kalon në patetizma nacionaliste. Këtë herë kemi pasur qëndrime dhe teza për t’i lënë që të kuptojë palës greke që duhet ruajtur një kufi, sepse Shqipëria nuk është më ajo e para 20 viteve”, tha ai.

“Mesazhi politik ishin që emigrantët shqiptarë në Greqi duhet të jenë me të drejta të plota dhe të barabarta dhe minoriteti grek. Duhet të hiqet ligji i luftës, ishte një tjetër mesazh, pasi e quajti absurd. U fol për çështjen çame, pa u përmendur në vetvete, për shpërnguljen. Më kryesorja është mesazhi politik ndaj palës greke, që ne mund të vijmë në Koplik apo Himarë nëse ruajnë me dinjitet raportet. Edhe pala shqiptare mund të shkojë sa herë të dore, sepse dy vendet duhet të jenë dy vende mik”, theksoi studiuesi.

“E shoh si tentativë për të përmirësuar marrëdhëniet”, thotë ai, dhe se “duhet të hidhen në tavolinë si dy palë të barabarta.”

Top Channel