Konsullata shqiptare në Ukrainë

Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatërrimin e Konsullatës Shqiptare në Ukrainë nga një sulm i Rusisë.

Nga burime në dijeni të kësaj përpjekje inicuar nga kryeministri Edi Rama dhe që po ndiqet nga ministri Punëve të jashtëme Igli Hasani, gazetari Top Channel Muhamed Veliu. ka mësuar se tashmë ka nisur një korrespondencë mes Ministrisë së Punëve të Jashtëme, Prokurorisë së Përgjithëshme Shqiptare dhe asaj të Ukrainës.

Shefi i akuzës shqiptare Olsian Cela disa ditë më parë i ka dërguar homologut të tij ukrainas Andriy Kostin, një kërkesë për tu përditësuar në lidhje me mbledhjen e provave të kërkuara nga pala shqiptare.

Në letrën e parë nga Top Channel Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela thotë:

“Kjo kërkesë vjen në vijim të referimit nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtëme. Kërkojmë informacion mbi ecurinë e procedimit datë 9.11.2022 të rregjistruar në zyrën e Prokurorisë Publike të Rajonit Kharkiv, lidhur me ngjarjen e datës 6 Mars 2022 ku Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë njëkohësisht banesa e Konsullit të Nderit Z. Shahkin Omarov, ka qenë objekt i sulmeve të forcave ruse me pasojë shkatërrimin e tyre”.

Kërkesa e Shqipërisë e para e këtij lloji, vjen pas qëndrimeve të forta pro Ukrainës nga vendi ynë si pjesmarrës në Këshillinin e Sigurimit të OKB, nga ku u prodhua një përplasje e fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit rus në këshill, ku ishte i ftuar të fliste presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA