Turistët britanikë çelin sezonin e kroçerave në Portin e Durrësit, Rama: Ogur i mirë, Shqipëria po vizitohet në të gjitha format

05/05/2024 21:00

Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit. 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa thotë se ky është një ogur i mirë i këtij viti turistik, ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët.

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format

Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel