Dhërmi/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit! Dy punonjësit transportohen në Tiranë

18/05/2024 19:25
Pamje nga vendngjarja

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 17:25.

Pronari i hotelit Aldo Metani rreth 40 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Nuk dihet ende gjendja e dy punonjësve Eljan Hyka dhe Klisman Ndou.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, sipas policisë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel