Spektaklin e sotëm u transmetuam linja e jetës së Romeos, ku banori mes lotësh, rrëfeu vështirësitë që ka kaluar dhe lidhjen e ngushtë që ka me familjen.
Ai tha se kjo është hera e parë që qëndron kaq shumë larg tyre dhe se ëndrra e tij është që të jenë gjithmonë bashkë.
“1995 është viti ku unë dhe Doni lindëm. Në shtëpinë tonë ishte festë, babi mblodhi gjithë lagjen. Fëmijëria ka qenë shumë e lumtur. Babi ka kaluar shumë kohë me ne, hyri në borxh vetëm që ne të merreshim me futboll, që të kishim gjithçka. Në ‘98 lindi Mario. Zakonisht vëllai i madh kujdeset për të vegjlit, por këtë herë ishte e kundërta.
Ai punonte kamerier, dhe ne e prisnim të dilte nga puna dhe ai na thoshte kam marrë bakshishe. Mario ka djegur jetën për mua dhe Donin. Para 3 vitesh, i bëj dhuratë një motor, por bëri aksident, më mori në telefon hajde, kur pashë njerëzit i lutem Zotit që të lutem bëj të lëvizë, kur lëvizi thashë shyqyr. Sa herë dëgjoj zhurmat e motorit në rrugë jashtë, them mos është Mario.
Kur isha 16 vjeç, kushtet ekonomike nuk ishin shumë të mira. Unë u futa kamerier, një ditë marr furgonin, shkoj te ekspozita ku ishin zyrat e Topit dhe u futa në audicion. Mora mamin t’i tregoj që nuk pranova. ‘Po mirë më thoshte se do e provosh prapë, do e rregullosh, je i ri’.
Top Channel