Basha akuza Rithemelimit: Ata që i thonë vetes “opozitë”, asgjësuan komisionin e Reformës Zgjedhore

04/05/2024 13:37
Kryetari i PD, Lulzim Basha takim me demokratët në degën nr.3, Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët në degën nr.3 në Tiranë nga ku nuk ka kursyer akuzat ndaj mazhorancës dhe Rithemelimit për Reformën Zgjedhore.

Teksa rikujtoi propozimet e tij për ndryshimet në ligjin zgjedhor, Basha tha se deputetët mbështetës të Rithemelimit, po i shërbejnë Edi Ramës duke asgjësuar komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Për të ndërtuar së bashku një rrugë përmes së cilës ta zgjojmë Shqipërinë nga ky ankth e t’i japim drejtimin e merituar drejt përparimit, drejt zhvillimit, drejt mirëqenies për çdo shqiptar, për këtë arsye kemi propozuar reformën zgjedhore me katë kolona të cilat i shërbejnë çdo shqiptari. Të cilat siç e dini fare mirë, po të dalim jashtë i përqafon çdo qytetar pavarësisht prej bindjeve politike. Për listat e hapura, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik, për Shqipërinë një zonë që garanton barazinë e votës dhe për votën e diasporës. Ky është një rast tjetër ku duket qartë se kush e bën betejën për shqiptarët dhe kush e bën këtë betejë për demokratët dhe kush është kthyer në rimorkio të urbanit të prishur të Edi Ramës. E prishën komisionin e reformës zgjedhore se do të ndërtonin një tjetër celulë 3 plus 3. Ka më shumë se dy muaj që komisioni i reformës zgjedhore u asgjësua me dorën e atyre që i thonë vetes opozitë, por që në fakt janë rimorkio e Edi Ramës”- u shpreh kryedemokrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA