“Menaxhimi i financave publike thelbësore për integrimin në BE”, ambasadori Gonzato: Shqipëria ka ecur mirë, pavarësisht kushteve negative

03/05/2024 11:52

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të strategjisë së menaxhimit të financave publike.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se menaxhimi i financave publike është thelbësore për integrimin në Bashkimin Evropian.

Gonzato: Inkurajoj pjesëmarrësit dhe kryesisht përfaqësuesit e Shoqërisë Civile që të marrin pjesë në formë aktive dhe të ofrojnë kontributet e tyre për këtë dokument kaq të rëndësishëm ndoshta në formë të drejtpërdrejtë apo përmes platformës së konsultimeve. Është dashur pak kohë që të përfundohet ky dokument. Puna bashkërenduese do të jetë shumë e rëndësishme.

Në fillim kur u fol për këtë gjë unë mendova obobo do të jetë një gjë tejet teknike, është teknike, por nuk është teknokratike. Është një çështje që qëndron në thelb të politik bërjes por edhe të llogaridhënies, element i rëndësishëm për të ardhmen sepse ofron bazën, themelet për politikat e shëndetshme makrofiskale përcaktojnë edhe rregullat me anët të të cilave burimet u ofrohen fushave të ndryshme, politikave të ndryshme apo investimeve përcakton edhe mënyrën se si arrihen këto burime financiare, për shembull me anën e tatimeve, doganave, borxhit publik, të gjitha këto do duhet të bëhen në formë transparente dhe me llogaridhënien e duhur.

Kjo është arsyeja se përse menaxhimi i financave publike është në thelb të procesit të integrimit evropian sepse kjo lloj strategjie prek shumë kapituj si për shembull kapitulli që ka të bëjë me refo9rmën në administratën publike, pika nr.2 për kontrollet e brendshme edhe financiare, tatimet, doganat, kapituj nga më të ndryshmet, disa prej tyre janë pjesë e grup kapitujve themelorë. Kjo tregon se sa të rëndësishme juanë reformat.

Sipas ambasadorit, Shqipëria ka përparuar vitet e fundit, pavarësshit kushteve të pafavorshme me të cilat është përballur.

Gonzato: Reformat e menaxhimit të fondeve publike janë thelbësorë për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe që pasqyrohen tek kriteret ekonomike të cilat monitorohen si pjesë e procesit. Shqipëria ka ecur mirë sa i përket performancës së saj makrofiskale vitet e fundit, pavarësisht disa kushteve negative, të gjithë i dimë këto, BE ka ofruar mbështetjen financiare, është një pjesë e rendësishm e kësaj mbështetjeje.

Top Channel