“O Dashi, bileta kushton më lirë se kollarja jote”/ Braçe: Në 2013, transporti ajror ishte monopol në pronësi të atyre që ishin këtu! Sula: Mos u ngopshi me pushtet e pasuri

02/05/2024 14:05

“O Dashi, bileta kushton më lirë se kollarja jote”/ Braçe: Në 2013, transporti ajror ishte monopol në pronësi të atyre që janë ulur këtu! Sula duartroket me ironi

Deputeti socialist, Erion Braçe, u shpreh se transporti ajror është sektori që është shumë më shumë se çdo sektor tjetër në dekadën e fundit.

Në fjalën e tij në Kuvend, Braçe kujtoi sa të shtrenjta kanë qenë biletat e vionit më parë dhe sa lirë janë tani. Me ironi ka reaguar nga vendi Dashnor Sula, duke duartrokitur. “Një biletë avioni sot kushton më lirë se kollarja jote”, iu përgjigj socialisti.

“Sektori që është më shumë në këto 10 vite është transporti ajror. Në 2013 kemi hyrë në këtë sektor dhe jo vetëm që biletat ishin 200-300 euro deri në Bari, por kishte dhe monopol, në pronësi të atyre që ishin të ulur këtu.

Tani, jo vetëm kemi një sektor ku gëlojnë udhëtarët, por është një sektor me udhëtime që fillojnë nga 12 euro. Lajm i mirë është që po vazhdon të shtohet infrastruktura. Lajm i mirë është aeroporti i Vlorës, Gjirokastrës, Kukësit, zgjerimi i aeroportit të Tiranës. O dashi bileta kushton më lirë se kollarja jote”.

Sula, në replikën e tij, akuzoi qeverinë për mashtrim, pasi sipas tij, asnjë nga premtimet e kryeministrit Edi Rama për shëndetësinë falas apo zerim taksimi për profesionet e lira, nuk është bërë realitet.

“Rama premtoi se legalizimet do ishin falas, shëndetësia falas, biznesi i vogël dhe profesione të lira deri në 2029 do të taksoheshin zero. A ka garanci juridike në këtë vend? Duhet t’i përmbaheni premtimeve sepse ka planifikim ekonomik. Ju nuk jeni socialiste për specialistë mashtrimi. Kurrë mos u ngopshi me pushtet e pasuri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA