Qeveria ka reflektuar ndryshimet që kërkoi Gjykata Kushtetuese për Studentët e Mjekësisë duke ulur detyrimi ne për ofrimin e kujdesit shëndetësor.
Nga 5 vite që ishte më parë, tanimë studentët që do të vijnë në vit të parë për mjekësi do të duhet të punojnë për tre vite në vendin e tyre. Të paktën kështu është përcaktuar në projektligj i cili është hedhur për konsultim.
Në projektligj detyrimi është ulur edhe për studentët e viteve të tjera. Nga viti i dytë deri në katërtin do të duhet të punojnë 2 vite dhe viti i pestë e i gjashtë vetëm 1 vit ndërsa në rastin kur qeveria nuk e punëson mjekun e sapo diplomuar brenda tre muaj atëherë do të duhet ta paguajnë me 80% të pagës.
Por ka ardhur menjëherë reagimi i studentëve të mjekësisë të cilët sërish janë të pakënaqur pasi sipas tyre sërish nuk janë përfshirë në hartimin e këtij projektligji dhe nënkuptojnë se mund të rinisin protestat
Duke pasur parasysh shkeljen e afatit të lënë prej Gjykatës Kushtetuese dhe mosplotësimin e boshllëkut ligjor në lidhje me kriteret për punësim, jemi duke u konsultuar me ekipin ligjor për të ndërmarrë gjithë hapat e nevojshme gjyqësore dhe kushtetuese. Çdo përpjekje për të na injoruar në vazhdim, do të marrë përgjigjen tonë në çdo formë, ashtu si një vit më parë.
Top Channel