Protesta e opozitës në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: I ka marrë malli për ’94, çapaçulë me molotovë

30/04/2024 17:51

Pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Ai i konsideroi protestuesit çapaçula me molotovë, pasi protesta përpara bashkisë së Tiranës u përshkallëzua.

“Më mori pak kohë rruga nga SPAK-u këtu. Pata sot një mundësi të jashtëzakonshme për të qenë në SPAK, mundësi të shkëlqyer për të treguar punën ë shkëlqyer të kësaj bashkie.

Së pari dola me një ndjesi krenarie që forca jonë politike po bën institucion. Pashë një organizatë të disiplinuar. SPAK nuk është i hasmit, është staf i Republikës së Shqipërisë. Këta i ka marrë malli të ndërtojmë kuturu, për kioskat…

Sot janë stanë me lepuj, sot sheshi është mbushur me turistë, dhe filmojnë këta në 2024, që i kanë nostalgji për Tiranën e ’94. Tirana e ’94 nuk ka shans të rikthehet. Këta çapaçulët me molotovë”, tha Veliaj.

Top Channel