“Atë sondazheve nuk e duan në Kosovë, as këtu, një i portaleve kërkoi leje”, Veliaj përmend analistët: Një tjetër me pallat në mes të bllokut, nuk e lashë të vidhte pronat e motrave besimtare

30/04/2024 21:30
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar ashpër ndaj analistëve në televizone të ndryshme mediatike, lidhur me akuzat që kanë lëshuar ndaj tij duke e cilësuar si të përfshirë në afera korruptive.

Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve por të favoreve personale që nuk u bëhen nga bashkia e Tiranës, ndërsa nuk u kursye në përmendjen e emrave të pronarëve të portaleve.

“Kur them se duhet të jemi krenar, duhet të jemi krenar edhe sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin. Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk I bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vetë, nuk qan hallin as për pastrimin as për shkollat. Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në tv sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara”– tha Veliaj.

Kryebashkiaku mori pjesë në mbledhjen online të këshillit bashkiak të Tiranës menjëherë pasi doli nga ambientet e SPAK, ku qëndroi për më shumë se 7 orë. Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Veliaj deklaroi se kishte pasur një ezaurim të shpjegimeve mbi çështjen e inceneratorëve.

Top Channel