“Nuk ka teatër që ju shpëton”, Majko dhe Spiropali i përgjigjen Nokës: Sot po rënkoni pse dolët nga zgjedhjet, keni dalë jashtë sistemit!

29/04/2024 17:54

Dokumentari i publikuar në RAI3 për Shqipërinë është në qendër të seancës plenare. Deputeti Flamur Noka tha gjatë fjalës së tij se ‘nuk ka aktrim’ që e shpëton maxhorancën në situatën që ndodhet, ndërsa nuk i kurseu akuzat ndaj SPAK.

Flamur Noka: Në fakt kur e dëgjon Elisën të kap një emocion se thua kjo zonja është aktore apo është rastësisht në karrigen e deputetes. A ka aktrim që mund ta shpëtojë Edi Ramën apo Erion Veliajn në situatën që ndodhen. Opozita ka bërë publike prej kohësh faktet, më e fundit përfshirja e Veliajt në akte korruptive.

Këtë nuk e themi vetëm ne si opozitë por edhe mediat ndërkombëtare. Kanë nisur të thonë që mafia është nën pushtet. Bardhi u mor me Ramën, kreun e mafias. Unë po merrem me zëvendësin e kreut të mafias,Veliajn.

Kreu u organizatës kriminale 5D urdhëronte ‘skapin’ si ku dhe qysh te duhet ta merrnin në pyetje. Akuza më e rëndë që i lëshoi është që duhet ti nënshtrohemi rregullave të miat sepse ju dhashë godinën, e detyrat. Ai është ndërtuar nga një prej personat e 5D, Redi Molla. Skapi nesër, nëse do të flas në emër të drejtësisë dhe jo të partisë… Vetë kreu i skapi, Dumani e disponon, dokumentin e inceneratorit të Tiranës. Arben Ahmetaj megjithëse është numri 2 i organizatës tënde të mafias.

Ky provës duhet të bëhet nga shteti jo nga privati sot është me firmë, e faktuar. Ku shkuan 130 mln euro, të inceneratorin të Tiranës. Nesër skapi nëse do të flasë për drejtësinë do të pyesë Erion Veliaj. Nesër po qe se do të flasë duhet që t’i tundë shkresën ku ka firmën Erion Veliaj, 60 mln euro që kanë ikur në Zvicër. Janë të inceneratorit. Ka dy rrugë ose të rrëzojë dosjen që ka hetuar altin dumani, dhe të ikë, ose të arrestohet Veliaj. Ai nuk mori edhe miratimin e këshillit ka falsifikuar.

Në përgjigje të fjalës së tij, deputeti Pandeli Majko tha se opozita po bën lëvizje anti-sistem, të cilat i kanë nxjerrë nga sistemi dhe po humbasin pikët para votuesve.

Pandeli Majko: E vërteta është, unë e kam dobësi reformën në drejtësi, unë nuk kuptoj se nuk u desh as 10 minuta nga diskutimi i drejtuesit të grupit tuaj për të kuptuar një diferencë të rëndësishme. SPAK është skap apo strukturë e drejtësisë për të luftuar korrupsionin. A është organizatë kriminale, apo duhet përkrahur në luftën kundër korrupsionit. Unë e përsëris, do respektoni institucionit apo do dilni në rrugë, bëjeni, por duhet të kuptoni.

Nëse sot rënkoni pse dolët nga zgjedhjet, nëse po bëni sot lëvizjet anti sistem, ju kanë nxjerrë nga sistemi. Pikët i keni humbur çdo ditë përballë njerëzve që nuk ju votojnë. Dinë vetëm si ti hypin kalit të pushtetit për të bërë gjërat që kanë bërë. Asnjë nga ne nuk është ngritur të sulmojë SPAK e reformën në drejtësi, sepse e respektojmë drejtësinë. Jashtë sistemit ju nuk keni të ardhme!

Elisa Spiropali: Nuk e dëgjoj dot valëvitjen e flamujve të disfatave tuaja, jo vetëm elektorale. Meqë përmendi teatrin, dua t’i them se perdja e Makbethit të tij ka rënë, nuk shohin që shfaqja ka mbaruar, Shekspiri ka një përgjigje për ju, s’ka natë që s’ka të gdhirë kështu që duroni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA