“Le të guxojë ndonjë ambasador të diskutojë dekretet e Presidentit”, Meta sulmon ndërkombëtarët: Unë i pari do t’i tregoj vendin

27/04/2024 12:05

Ilir Meta ka sulmuar ndërkombëtarët gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.

Ndërsa përmendi ambasadorin e Italisë në Tiranë, ai theksoi se ambasadorët nuk mund të diskutojnë dekretet e Presidentit të Republikës.

Sipas ish-presidentit, nëse kjo ndodh ai do të jetë i pari që do t’i tregojë vendin dhe do të mbledhë të gjithë Shqipërinë përpara asaj ambasade.

“McGonigalët mendojnë se ne jemi popull pulash dhe thoni shkeleni Kushtetutën dhe bëjeni fërtele. Kështu e bëni ju i betoni anëtarët e Gjykatës Kushtetuese tek Lana. E zgjidhni prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta. Turp Turp Turp për McGonigalët.

Do e kisha shpall ‘non grata’, por vetëm për marrëdhëniet me Italinë nuk e bëra, të dalë ambasadori i Italisë dhe të diskutojë për dekretin e presidentit, ku ndodh kjo? Le të guxojë ndonjë ambasador në Shqipëri të diskutojë dekretet e Bajram Begajt unë i pari do t’i tregoj vendin e do të mbledh të gjithë Shqipërinë përpara asaj ambasade”, tha Meta.

Top Channel