A i helmoi fëmijët Alma para se t’i hidhte në lumë? Ish-prokurori: Erdgysi shkaktoi tragjedinë, ai është fajtor…

09/05/2024 09:42

Ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në “Breaking” në Top New ka folur për tragjedinë e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një nënë u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj, për shkak të dhunës dhe tradhtive nga ana e bashkëshortit.

Beçi shprehet se duhet përcaktuar se kush është hedhur i pari dhe si është kryer ky veprim, duke ngritur disa alibi.

Eugen Beçi: Për të patur një qasje sa më të plotë në motivin, mënyrën dhe dinamikën e kryerjes së vendimit, ne i shërbejmë parandalimit të krimit të këtij lloji. A është realizuar dinamika e hetimit që të qartësojë saktësisht mënyrën e kryerjes së veprimeve, dinamikën, ngjarjen, rrjedhën dhe kronologjinë e kryerjes së veprimit? Në fund të fundit për të përcaktuar se cili është mbytur i pari, pastaj mënyrën se si ka ndodhur. Këtu nuk kanë lidhje vetëm kamerat e sigurisë, për momentin final, unë kam përshtypjen, këtu futet në lojë policia shkencore, ekspertimet, mjekësia ligjore për të ngritur alibitë e mundshme të cilat gjatë hetimit do rrëzohen.

Alibia më e parë e mundshme, e ka kryer vetëm apo jo,  e ka kryer vetëm duke patur mundësinë që të ketë efekte qetësues për fëmijët që pastaj ti hedhë në lumë, sepse reagimi njerëzor, i mundshëm që kanë në konsideratë dhe hetuesit dhe prokurorët e Prokorisë së Shkodrës, kanë faktin që një fëmijë nuk mund të hidhet me vetëdije për t’u mbytur, kështu që ka patur një arsye, një shtytje të mëtejshme. Ekspertimet toksikologjike do përcaktojnë në rast se në trupat e fëmijëve ka qetësues, ka substanca të tjera qe e kanë lehtësuar kryerjen e veprës kriminale.  A ka patur mënyrë tjetër të realizimit të këtij akti penal nga ana e nënës apo nga një ndihmë tjetër? Kjo ëshë shumë herët për t’i thënë sot por është shumë e rëndësishme të përcaktohet dinamika e hetimit që të parandalohet ngjarja.

Përsa i përket arrestimit të Erdgysit bashkëshortit të së ndjerës Alma Arrazi, ish-prokurori shprehet: Shkaktimi i vrasjes nëpërmjet një dhune të vazhdueshme, nëpërmjet një keqtrajtimi të vazhdueshëm, nëpërmjet një sjellje sistematike kundër dinjitetit, të personit që ke në kujdestari apo që ke në familje, është gjithmonë i dënueshëm, pavarësisht se çfarë ka patur viktima përsa i përket shëndetit mendor.

Top Channel