Triumfoi në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, Presidenti Begaj uron Gordana Siljanovska-Davkova

09/05/2024 16:40

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit.

Presidenti Begaj në një postim në profilin e tij në platformën X shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve

Postimi i plotë i Presidentit të Republikës:

“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”.

Top Channel