Gjatë intervistës me aktoren në monitor u shfaq video e Julian Dedës me momentin kur ai telefonoi të atin e tij, të ndjerin Zef Deda dhe zhvilloi një bisedë mjaft të veçantë me të. Në studio edhe Rudina Dembacaj edhe Elona Duro u përlotën pasi telefonata ishte me të vërtetë emocionuese.
“Juli hyn tek ata njerzëz që ka pasur shumë lidhje speciale me të atin, të ndjerin dhe të madhin Zef Deda. E ndiej shumë këtë sepse ndodh e njëjta gjë edhe për mua. Bëhen katër vite që kam humbur tim atë dhe me timen i flas shumë shpesh. E kuptoj shumë mirë se sa shumë e ka mbajtur veten Juli aty sepse këto telefonatat dhe thirrjet imagjinare me ta janë shuma të rënda emocionalisht”, tha Rudina Dembacaj.