Po riparonte një apartament, bie nga kati i katërt i pallatit 40-vjeçari në Shkodër
20/04/2024 13:29
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shkodër, ku një 40-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit në lagjen “Vasil Shanto.
Shtetasi me iniciale M. A., banues në Shkodër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Ai po merrej me riparimin e një apartamenti, e më pas ka rënë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel